Hungaria: Juncker është një lider i pasuksesshëm

Mos i humb

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, reagoi ndaj deklaratës së presidentit të Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker, rreth kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Szijjarto, në një deklaratë për agjencinë hungareze të lajmeve (MTI), duke pretenduar se Juncker nuk ka mundur të mbajë Britaninë në BE dhe se nuk ka mundur të parandalojë hyrjen e emigrantëve në BE, ai ka mbrojtur idenë e tij se Juncker është një lider i pasuksesshëm.

Qeveria hungareze do të vazhdojë luftën e saj kundër drejtuesve mbështetës të emigrantëve tha Szijjarto. “Evropa ka nevojë për drejtues të rinj që njohin nevojat e popullit evropian dhe mbrojnë interesat e evropianëve”, theksoi ai.

Szijjarto gjithashtu vuri në dukje se evropianët dinë saktësisht se çfarë duan dhe se dëshirat e tyre ata do t’i shprehin në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) që do të mbahen në maj.

Juncker, në një deklaratë për gazetën Berliner Morgenpost që publikohet në Gjermani, pasi kishte bërë të ditur se gjatë fushatës zgjedhore të PE-së do të luftojë kundër akuzave të pabaza ndaj Komisionit të BE-së, ai ishte shprehur se ”Sipas kryeministrit Viktor Orban, jam unë përgjegjës për ndarjen e Britanisë nga anëtarësimi në BE, por kur kjo shqyrtohet plotësisht ka shumë dëshmi bindëse për të kundërtën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit