Hungaria mbështet anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE

Mos i humb

 

 

 Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjarto, bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe të Malit të Zi në Bashkimin Europian (BE).

Ministri Szijjarto në një deklaratë për agjencinë e lajmeve hungareze (MTI) foli për çështjen e procesit të zgjerimit të BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se qeveria hungareze është e kënaqur nga deklaratat e Komisionit të BE-së se Mali i Zi dhe Serbia mund të bëhen anëtarë të BE-së deri në vitin 2025. Szijjarto theksoi se “BE duhet të jetë më i shpejtë dhe më guximtar në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Këtë vit duhet të hapen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit të Serbisë dhe të Malit të Zi”.

Szijjarto thotë se Serbia dhe Mali i Zi nuk kanë nevojë të presin edhe 7 vite për anëtarësim në BE, duke shtuar se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të të gjithë Evropës.

Ai po ashtu foli në lidhje me deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se procesi i zgjerimit të BE-së është e lidhur me realizimin e reformave brenda BE-së. “Për fat të keq kjo deklaratë është dëshmi se Evropa Perëndimore nuk e kuptonin rajonin me të vërtetë. Ballkani Perëndimor mund të godasë seriozisht stabilitetin e Evropës, por në anën tjetër mund të sjellë edhe kontribut serioz në sigurinë e Evropës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit