Hungaria rishikon rregullat e udhëtimit me vendet fqinje

Mos i humb

Hungaria do të rishikojë rregullat e udhëtimin me ato vende fqinje, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Gergely Gulyas shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, tha se rishikimi i rregullave do të vlejë për Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Austrinë.

Në këto vende numri i rasteve me COVID-19 është rritur në dy javët e fundit”, tha ai.

Shtabi i Krizës i ngritur pranë qeverisë hungareze do të takohet më vonë për të diskutuar rregullat e reja të udhëtimit.

Hungaria ka hequr masat e izolimit dhe rihapi kufijtë në muajin qershor për udhëtarët nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje jo-anëtare.

Hungaria, e cila ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh, ka regjistruar 4,220 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 591 viktima.

Më herët edhe Austria lëshoi paralajmërime të udhëtimit për Bullgarinë, Rumaninë dhe Moldavinë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në ato shtete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit