Hyjnë 16 kamionë nga Serbia me dokumente Republika e Kosovës

Mos i humb

Kosovë : Hoti dhe Vuçiq sot në “Samitin virtual”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë sot një “samit virtual”, që do të ndërmjetësohet...

OBSH-ja, pranon faktin se Covid përhapet transmetohet përmes ajrit

OBSH ka pranuar faktin se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të përditësonte...

Kosovë: Hashim Thaçi të hënën udhëton në Hagë: Do të intervistohem nga Prokuroria Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën do të fillojë intervistimin në Hagë nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë...

Hungaria rishikon rregullat e udhëtimit me vendet fqinje

Hungaria do të rishikojë rregullat e udhëtimin me ato vende fqinje, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Që nga shtimi i masave të reciprocitetit deri më sot në vendin tonë nga Serbia kanë hyrë 16 kamionë më dokumentet “Republika e Kosovës”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Deri më tani kanë hyrë 16 kamionë nga Serbia në Kosovë me dokumentet ‘Republika e Kosovës’. Nuk ka kamionë të kthyer mbrapshtë, pasi të gjithë kanë qenë të rregullt me dokumente”, tha Stavileci.

Kurse të hënën, në pikat kufitare të Jarnijes dhe Merdarës, janë ndaluar 12 kamionë me mallra nga Serbia, raporton telegrafi.

Qeveria në detyrë e Kosovës, më 30 maj mori vendim të ri për reciprocitetin tregtar me Serbinë.

Në vendim u tha se asnjë mall nuk do të lejohet të hyjë nga Serbia në Kosovë, nëse në dokumentacion nuk e ka të shkruar vendin e destinimit “Republika e Kosovës”.

Po ashtu, e njëjta vlen edhe për mallrat që eksportohen nga Kosova në Serbi, të cilat duhet ta kenë të shkruar vendin e origjinës “Republika e Kosovës”.

Heqja e taksës ka ndikuar që importet nga Serbia për dy muaj të jenë afro 35 milionë euro, ndërkohë eksporti vetëm rreth 3 milionë euro.

Kujtojmë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018.

Nga ajo kohë është pezulluar edhe dialogu i këtyre dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel nga viti 2011.

Si taksën ashtu edhe reciprocitetin nuk e kanë mirëpritur as Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mbështesin veprime që krijojnë barriera dhe ngulfat ekonominë e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kush janë 4 të dënuarit në Tiranë e Kavajë që duhet të deklarojnë burimet e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar katër personazhe të botës së krimit në Tiranë e Kavajë, të dënuar për trafikimm lëndësh narkotike...

Tabaku: Oligarkët e PPP-ve përfituesit kryesorë të garancisë sovrane. Braktisen turizmi e fasoneritë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu thotë se kryeministri Rama i ka braktisur qytetarët dhe ka...

KLP mblidhet on line, emërohet unanimisht si prokurore në SPAK, Manjola Kajana

Në kushtet e distancimit social, si rezultat i pandemisë COVID19, është mbajtur gjatë paradites së sotme përmes platformës on-line, mbledhja e 63-të...

Basha me tone të ashpra: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të fshehur dështimin e tmerrshëm ndaj Covid!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se ai po provon çdo lojë të...

Hashim Thaçi sot merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte. Ai...