I bllokuan rrugën Ramës, 11 të shoqëruar në Lezhë

Mos i humb

Procedohen dhe shoqërohen në Policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të pa ligjshëm dhe bllokim rruge.

Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës edhe nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Protestues i bllokuan rrugën kryeministrit në hyrje të Lezhës. Mes tyre dhjetëra simpatizantë të PD nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për disa orë e mbajnë të bllokuar rrugën ku duhet të kalonte kryeministri Rama, i cili ishte nisur drejt pukes.

Organizimi i kësaj proteste duket se gjeti edhe policinë e Lezhës të papërgatitur. Efektivet erdhën në vendngjarje pas grumbullimit të protestuesve.

Për disa caste ka patur edhe tensione ku u përfshi dhe vete drejtori i policisë Ferdinand Mara në përpjekje për të mbajtur rrugën hapur.

Kryeministri mësohet se vijoi udhëtimin drejt pukes duke devijuar rrugë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit