I dërguari amerikan për Sirinë vizitë në Turqi, Katar dhe Arabinë Saudite

Mos i humb

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Sirinë, James Jeffrey, ka udhëtuar për një turne gjatë të cilit do të vizitojë Turqinë, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Jeffrey prej sot deri më 23 tetor me zyrtarët e këtyre vendeve do të bisedojë për situatën aktuale në Sirinë e kapluar nga lufta.

Në njoftim theksohet se gjatë vizitës Jaffrey në Turqi do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e opozitës siriane dhe organizatat joqeveritare.

“I dërguari Jeffrey do t’ju përcjell bashkëfolësve se SHBA-të edhe më tej janë të përkushtuar në kërkimin e zgjidhjes politike të krizës siriane përmes respektimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë me këtë çështje”, theksohet në njoftim.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit po ashtu theksuan se Jeffrey edhe njëherë do t’i paralajmërojë liderët e rajonit se çfarë do operacioni ushtarak në Idlib të Sirisë do të shkaktonte rritje shtesë të tensioneve në rajon dhe kërcënon jetën e civilëve.

Në njoftim më tej theksohet se Jeffrey do të mbështesë edhe të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, në procesin e formimit të Komitetit për kushtetutën e re të Sirisë.

Jeffrey është ish-ambasador amerikan në Ankara dhe njohës i mirë i situatës në këtë rajon. Në fillim të muajit të kaluar, në cilësi të dërguarit amerikan për Sirinë, vizitoi Izraelin, Jordaninë dhe Turqinë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit