I dërguari argjentinas vlerëson lidhjet me Turqinë

43
0

Ambasadori i Argjentinës në Ankara, Jorge A. Mastropietro, ka vlerësuar marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij dhe Turqisë, duke u zotuar se do të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Nuk kisha nevojë për periudhë të adaptimit kur erdha në Turqi. Që nga momenti i parë, duke lënë mënjanë gjuhën, unë u ndjeva si në shtëpi”, tha Mastropietro.

Ai theksoi se lidhjet midis dy vendeve datojnë që në fillim të shekullit të 20 dhe kanë bërë një rrugë të gjatë.

Konsultimet politike dhe ekonomike në nivel ministerial po zhvillohen për dekada së bashku me vizitat shtetërore nga zyrtarët më të lartë.

Ambasadori argjentinas bëri të ditur se vëllimi i tregtisë midis dy vendeve është rritur mes 500 dhe 600 milionë dollarë, me një bilanc të favorshëm për Argjentinën.

“Ne jemi duke negociuar certifikatat sanitare për bagëti, mish lope e qengji, si dhe për disa produkte të tjera për të zgjeruar tregtinë e këtyre sektorëve”, u shpreh Mastropietro.

Mastropietro tha se me përjashtim të kompanisë ajrore Turkish Airlines, nuk ka pasur investime nga kompanitë turke në Argjentinë, duke shtuar se nuk ka kompani argjentinase që operojnë në Turqi.

Lidhur me këtë, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë gjatë pjesëmarrjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në samitin G20 në Buenos Aires dhjetorin e kaluar.

Siç tha Mastropietro duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Turizmit, 46.729 turistë argjentinas kanë vizituar Turqinë që kur Turkish Airlines ka nisur shërbimet në Argjentinë në dhjetor të vitit 2012.

“Një anë që duhet theksuar është bashkëpunimi ekzistues në çështjet që kanë të bëjnë me hapësirën ajrore, që çoi në krijimin e një projekti të përbashkët midis kompanisë argjentinase INVAP dhe asaj turke Turkish Aerospace Industries për prodhimin e satelitëve të vegjël të komunikimit”, shtoi ambasadori Mastropietro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here