I dyshuari rus për krime kibernetike pritet të ekstradohet në SHBA

Mos i humb

Gjykata Supreme e Greqisë e ka mbështetur vendimin e një gjykate më të ulët për të ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, të dyshuarin rus për krime kibernetike, Aleksandr Vinnik.

Kjo gjykatë e ka anuluar kërkesën e Vinnik gjatë ditës së sotme, mirëpo vendimin përfundimtar për ekstradim të të dyshuarit për në SHBA apo Rusi pritet ta marrë ministri grek i Drejtësisë.

Vinnik është i kërkuar edhe nga Moska, derisa nga SHBA-ja ai dyshohet për drejtimin e një skeme të pastrimit të parave në vlerë 4 miliardë bitcoin.

Ai i hedh poshtë këto akuza.

Një gjykatë në Thessaloniki vendosi në favor të kërkesës për ekstradimin e tij në SHBA, në tetor të këtij viti.

Vinnik është pajtuar që të kthehet në Rusi, ku mund të përballet me më pak akuza.

Ai është arrestuar në Greqi gjatë muajit korrik, pasi një fletarresti amerikan.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Vinnik për pastrim parash në bitcoin, përmes një sistemi digjital të shkëmbimit të valutave me qëllim të lehtësimit të krimeve duke nisur nga sulmet kibernetike deri tek trafikimi i drogës./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit