I gjithë fshati u kthye në azil pleqsh

Mos i humb

Shpopullimi e ka detyruar bashkinë e një qyteze në Spanjë që të marrë masa disi të pazakonta.

Të moshuarit paguajnë 250 euro në muaj për qëndrimin
“Kur një i moshuar futet në azil, sikur i fshihen të gjitha kujtimet dhe sikur i mbyllet dera për te shtëpia e tij. Këtu, i moshuari ka shtëpinë e vet, dhe qyteza është përshtatur me nevojat e të moshuarve”, thotë kryetari i bashkisë në qytezën Pesceza të Spanjës.
Me 250 euro pleqtë marrin katër vafte ushqim, dush, larje rrobash, floktore dhe një punishte ku mund të merren me gjëra për të shtyrë kohën

Ai quhet José Vicente Granados dhe është rritur aty derisa u bë 14 vjeç, kur u largua për të studiuar teologji. Megjithatë, mungesa e thirrjes shpirtërore e bëri ta braktisë petkun e priftit e të kthehet te qyteza e vjetër, të cilën e ka drejtuar për tri mandate.

Qendra ka infermiere të pranishmë nga ora nëntë e mëngjesit e deri në nëntë të darkë, si dhe katër infermiere natën për shërbim të plotë

Qëkur u kthye, në vitin 2007, shkolla e fundit në qytezë kishte 25 vite që ishte mbyllur. Sot, më shumë se 65% e popullsisë janë mbi 60 vjeç dhe qyteza është përshtatur për pleqtë.

Qendra ka infermiere të pranishëm nga ora nëntë e mëngjesit e deri në nëntë të darkë, si dhe katër infermiere natën për shërbim të plotë
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit