I preferoni shumë ëmbëlsirat? Atëherë duhet ta dini këtë gjë!

Mos i humb

 

 

Personat që pëlqejnë ëmbëlsirat mund të marrin frymë lirisht, kjo pasi gjeni i lidhur me këtë pasion, është i lidhur edhe me tendencën për të akumuluar më pak yndyrë.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim britanik i Universitetit të Exeter, të cilët zbuluan se gjeni FGF21, është i lidhur me pasionin e shfrenuar për ëmbëlsirat.

“Ky zbulim kundërshton bindjen e përditshme. Por e rëndësishme është të mbahet parasysh se kjo është vetëm një copë e vogël e pjesës që tregon lidhjen mes dietës, obezitetit dhe diabetit”, thotë njëri nga drejtuesit e studimit Niels Grarup.

Sakaq drejtuesi i studimit Timothy Fraylingm shprehet se përfundimet bazohen në një grup të dhënash, ku përfshihet kampioni i gjakut, pyetësor mbi sjelljet ushqimore dhe kampione të ADN-së së 450 mijë personave, të regjistruar nga baza më e madhe e të dhënave britanike, Biobank, shkruan noa.al, transmeton kk.

“Jemi të sigurtë se rezultatet tona nuk gabojnë. Rreth 20% e popullsisë evropiane, ka këtë prirje gjenetike”, shtoi Grarup.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit