ICAO bllokon disa pjesë të qiellit mbi Singapor

Mos i humb

Organizata Ndërkombëtare për Aviacion Civil (ICAO) ka paralajmëruar se se për disa ditë do të ndalojë të gjitha fluturimet në pjesët e hapësirës ajrore të Singaporit, në të cilin më 12 qershor do të mbahet takimi historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim-Jong- un.

Në udhëzimin të cilin ICAO ua dorëzoi aviokompanive, siç transmetoi “Channel New Asia“, thuhet se më 11, 12, dhe 13 qershor do të ndalen të gjitha fluturimet civile mbi bazën ushtarake amerikane Paya Lebar e cila është e vendosur në lindje të Singaporit.

Paralajmërohen edhe ndalesa të përkohshme të fluturimeve në aeroportet Changi dhe rajonet që autoritetet singaporiane i kanë përcaktuar për samitin e ardhshëm.

Autoritetet e Singaporit tashmë kanë ndërmarrë masa maksimale të sigurisë në ishullin Santosa ku në hotelin Capella do të mbahet samiti i pritur.

Ndalohet përdorimi i dronëve ndërsa edhe trafiku do të kufizohet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit