Identiteti fetar dhe gangsterizmi qeverisës

Mos i humb

Shkruan: Abdullah Klinaku

Paaftësia intelektuale dhe mungesa e vizionit politik  disa politikanë e intelektualë i ka futur në dilema të mëdha për sa i përket identitetit kombëtar dhe fetar të shqiptarëve. Këto dilema sikur ti kishin ruajtur vetëm për vete do të ishim shumë të gëzuar. Por, fatkeqësisht këto dilema i shpërfaqin në opinion duke u përpjekur të mjegullojnë çështjen identitare të kombit tonë.

Dilema midis kombit e fesë janë trajtuar nga njerëz të mëdhenj të këtij kombi. Është trajtuar nga figurat më të ndritshme të kombi tonë, nga rilindësit e kombit shqiptar. Kjo strukturë elitare e kombit tonë e ka zgjidhur këtë dilemë duke listuar renditjen identitare të shqiptarëve. Ata e kishin të qartë se identiteti kombëtar, pasohet nga identiteti fetar islam i shumicës shqiptare dhe i krishterë i një pjese tjetër solide të bashkëkombësve tonë. Ata e trajtuan identitetin fetar si pjesë e qenësishme e identitetit tonë kombëtar. Ndërsa mirëkuptimin ndër-fetar si pjesë e kulturës sonë.

“Unë jam shqiptar e nuk jam mysliman” nuk ka të bëjë me vizionin politik, as me evropianizimin me çdo kusht, as patriotizmin kombëtar dhe as me fobin nga feja – islami. Ka të bëjë me deficitin intelektual, me mos njohjen e historisë sonë dhe është jashtë realitetit socio-kulturor të popullit tonë.

Evropianizimi me çdo kusht i kryeministrit duke fyer identitetin tonë fetar është farsë e madhe politike. Është përpjekje për të mashtruar popullin e tij dhe qarqe të caktuara ekstreme djathtiste evropiane që demek ne jemi të pa identitet fetar. Kjo përpjekje për tu dukur shumë shqiptar si i pa identitet fetar është qasje e cila të nxjerr njeri pa identitet dhe pa formim.

Evropianizimin tonë nuk e pengon identiteti fetar. Vendi nuk evropianizohet me Milan Radojiçiqin të cilit i hapet zyra e qeverisë së republikës sonë si me qenë “shefi i dytë” i qeverisë më të dështuar deri më tani. Në fakt edhe është shefi i dytë me gjasë. Madje është shumë komod në kontrollin e kësaj qeverie sipas sjelljes së tij në Kosovë, veprimeve të listës serbe dhe qëndrimit të tij trupor në zyrën e kryeministrit.

Evropianizimi i Kosovës nuk mund të bëhet duke bashkë-qeverisur vendin me të supozuarit si “shefa” të krimit në veriun e vendit.

Evropianizimi i vendit tonë po pengohet nga gangsterizmi politik e bajraktarizmi primitiv në qeverisjen e vendit. Evropianizimin tonë e dëmton paaftësia politike e intelektuale në qeverisje. E dëmton pa ndershmëria në qeverisje dhe mungesa e vlerave morale e etike. Evropianizimin e vendit tonë e pengon dhe e dëmton hajnia, korrupsioni, haraçi, mashtrimi e abuzimi.

Kosova në rrugën e integrimit e ka problem qeverinë e jo identitetin. Politikanët e jo popullin.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit