Idlib, regjimi i Asadit zhvendosi 200 mijë civilë për pesë muaj

Mos i humb

Forcat e regjimit të Bashar al-Asadit me sulmet e ndërmarra në 5 muajt e fundit duke shkelur marrëveshjen e Idlibit kanë zhvendosur gjithsej 200 mijë civilë të përbërë nga 39 mijë familje.

Regjimi i Asadit dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani vazhdojnë të sulmojnë venbanimet civile në zonën brenda kufijve të “rajonit për uljen e tensioneve në Idlib” i cili është pastruar nga armët e rënda në kuadrin e marrëveshjes së arritur midis Turqisë dhe Rusisë.

Sulmet intensive që forcat e regjimit kanë kryer kundër venbanimeve civile në jug të Idlibit dhe në veri të rajonit Hama, kanë shkaktuar një lëvizje të re migruese drejt kampeve në kufi me Turqinë.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Koordinatorët e Ndërhyrjes Siriane”, Muhammed Hallac, që ofrojnë ndihmë për civilët sirianë në një deklaratë për AA tha se në periudhën prej 1.5 muajsh ka arritur në 19.500 numri i familjeve që kanë braktisur shtëpitë e tyre në Idlib dhe në Hama për t’u strehuar në zona të tjera më të sigurta dhe se kjo shifër nënkupton se gjithsej kanë migruar 122.448 persona.

Hallac thotë se vazhdon lëvizja e migrimit ndërsa bëhet e ditur se rreth 200 mijë njerëz të përbërë nga rreth 39 mijë familje janë detyruar të migrojnë për shkak të shkeljeve të armëpushimit të kryera nga regjimi që nga nënshkrimi në Soçi më 17 shtator 2018 e deri më tani të Marrëveshjes së Idlibit midis Turqisë dhe Rusisë.

Sipas tij, në pjesën juglindore të Idlibit pothuasje nuk ka mbetur më popullatë civile. “Javën e kaluar u bombarduan intensivisht vendbanimet civile në pjesën jugore të Idlibit dhe në ultësirën Gab në Hama. Ndërsa në mbrëmë u kryen sulme ajore në Jisr al-Shugur. Shkaku i migrimit janë rritja e këtyre sulmeve”, tha Hallac.

“Rajonet bombardohen në mënyrë sistematike dhe ato zbrazen për këtë arsye”, tha Hallac duke shtuar se regjimi po i zbraz vendbanimet duke kryer sulme të pjesshme. “Barra e refugjatëve nëpër kampe është bërë shumë e rëndë për organizatat e shoqërisë civile. Ata që vijnë qëndrojnë si mysafirë në disa çadra të familjeve të tjera. Në rajon nuk ka projekt apo investime. Për këtë arsye refugjatët mbesin pa punë. Kërkesa e shumicës së njerëzve të ardhur janë çadra dhe pakot me ndihma edhe pse përkohësisht”, thekson ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit