Idlib, sulm terrorist ndaj një pike vëzhgimi

Mos i humb

Në një sulm me raketë dhe me mortajë të realizuar nga organizatat terroriste ndaj trupave të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në pikën e vëzhgimit numër 6 në Idlib, vendosja e së cilës është duke vazhduar, 1 ushtar ka rënë dëshmor, kurse 5 ushtarë dhe një civil në detyrë janë plagosur.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë ka njoftuar se dje është kryer një sulm me raketë dhe mortajë ndaj trupave të TSK-së në pikën e vëzhgimit numër 6 në Idlib.

Në deklaratë bëhet e ditur se si pasojë të këtij sulmi një ushtar ka rënë dëshmor, kurse 5 të tjerë si dhe një punonjës civil janë plagosur, të cilët nuk kanë rrezik për jetën.

Njoftohet se pas këtij sulmi, ka patur kundërpërgjigje ndaj anëtarëve të organizatës terroriste.

“Urojmë mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë të shenjtë që humbën jetën në këto sulme, të cilat na shkaktuan dhimbje dhe pikëllim të thellë. Shprehim ngushëllimet për familjarët e pikëlluar të dëshmorëve tanë, Forcave të Armatosura Turke dhe gjithë popullit turk, si dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për bashkëluftëtarët tanë të plagosur”, thuhet në njoftim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit