IHH e Turqisë mbështet 95 mijë fëmijë jetimë në nivel global

Mos i humb

Fondacioni për Ndihma Humanitare i Turqisë (IHH) u ka ofruar ndihmë mijëra fëmijëve jetimë në mbarë botën.

Kreu i Departmentit për kujdesin e jetimëve të IHH-së, Reşat Başer, duke folur për Anadolu Agency (AA) në Stamboll, thotë se IHH në mënyrë të rregullt ka siguruar mbështetje për 95 mijë jetimë në 53 vende dhe thekson se po përpiqen t’i përgatisin për jetën, falë mbështetjes së donatorëve.

“Ne veçanërisht jemi duke u përqendruar në edukimin e fëmijëve. Në rajonet e krizës, edukimi i fëmijëve dhe zhvillimi i tyre janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Başer.

Komentet e tij vijnë në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Sovranitetit dhe Fëmijëve në Turqi, e cila kremtohet çdo vit më 23 prill.

“Një nga vendet me të cilat përqendrohemi është Palestina. Që sot, po mbështesim në mënyrë të rregullt mbi 16 mijë jetimë atje”, thekson Başer.

Sipas vlerësimeve zyrtare, 80 për qind e banorëve të qytetit të Gazës mbështeten në ndihmën e huaj për të mbijetuar, ndërkohë rreth 40 për qind jetojnë në varfëri.

Që nga viti 2006, Rripi i Gazës vuan nën një bllokadë izraelite që ka shkatërruar ekonominë e territorit dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj nga produktet kyçe.

Siç bën të ditur Başer, IHH po ashtu siguron mbështetje për mbi 10 mijë fëmijë jetimë në Siri.

“Shumica e fëmijëve që ne po u japim ndihmë në Siri jetojnë në rajonin ku u nis operacioni turk ‘Mburoja e Eufratit’ dhe në rajonin ku zhvillua operacione ‘Dega e Ullirit’ në Afrin“, tha ai.

IHH realizon projekte humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta që kur konflikti shkatërruar i vendit filloi në vitin 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi protestat pro-demokratike.

– IHH ndihmon 6.000 fëmijë në Jemen

Një vend tjetër që IHH fokusohet është Jemeni. Sipas Başer, IHH ofron mbështetje për mbi 6.000 fëmijë jetimë.

“Shpërndarja e nevojave të përditshme, si ndihma ushqimore dhe furnizime të higjienës, janë shumë të rëndësishme në Jemen. Ne po ashtu i kushtojmë rëndësi edukimit të nënave atje dhe dërgimit të furnizimeve për fëmijë. Ne kemi shpërndarë rregullisht një ndihmë të tillë atje”, thotë Başer.

Më tej, ai thekson se IHH jep mbështetje edhe për rreth 1.000 fëmijë jetimë në Moro të Filipineve.

“Moro është shumë i rëndishëm në aspektin e rolit që Turqia dhe IHH kanë luajtur në procesin e paqes. Është një vend që ne duhet të japim mbështetje për të mos humbur fitimet atje”, tha Başer.

Agjencia do të lançojë Ditën e nëntë të Solidaritetit të Jetimëve këtë vit.

“Si pjesë e kësaj, ne do të realizojmë 607 projekte në 33 vende në mënyrë që të sigurojmë mbështetje për fëmijët jetimë dhe familjet e tyre. Qëllimi ynë kyç me këtë projekt është të përmirësojmë jetën e nënave të fëmijëve dhe të sigurojmë punësim për ta”, thekson Başer.

– Fëmijët mirënjohës për mbështetjen

Në një video-mesazh të dërguar në AA, 10-vjeçarja Nura Halife nga Siria falënderon qeverinë turke dhe IHH-në për mbështetjen.

“Shpresoj se do të kthehemi në shtëpitë tona në një mënyrë të sigurt. Dua paqen për të gjithë njerëzit dhe fëmijët në mbarë botën”, thotë ajo në video.

Duke dërguar një mesazh të shkruar në AA, 13-vjeçarja Vera Marvinda nga provinca indoneziane Aceh, thekson se, “IHH ka ndryshuar shumë gjëra në jetën time. Më ndihmoi të studioja dhe të mësoja fenë time. Kur dëgjoj emrin IHH, bëhem e lumtur dhe do të doja t’i vizitoja atje”.

Në mbarë botën ka rreth 400 milionë fëmijë jetimë.

IHH operon 36 jetimore në 13 vende dhe ajo mbështet fëmijët jetimë përmes Sistemit të Sponzorimit të Jetimëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit