IHH ndihmë për familjet që kanë emigruar nga Afrini

Mos i humb

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka dërguar ndihma humanitare për familjet të cilat kanë emigruar nga Afrini në zonën rurale të Idlibit.

Përgjegjësi për mediat i IHH-së për aktivitetet në Siri, Selim Tosun në një deklaratë tha se organizata terroriste PYD/PKK nuk lejon civilët të dalin nga Afrini. Për këtë arsye Tosun thotë se familjet nëpërmjet rrugëve ilegale po emigrojnë në Kefer Dael dhe fshatrat përreth në zonën rurale të Idlibit, të cilat janë relativisht më të sigurta.

Ai thotë se dërgojnë ndihma humanitare për civilët të cilët emigrojnë. “Familjet kurde të Afrinit gjatë emigrimit nuk kanë marrë asgjë me vete. Për përmirësimin e kushteve të vështira në të cilat ndodhen, ne u kemi dërguar familjeve pako ushqimore dhe pako tjera të ndihmave humanitare me batanije, qilima, pelena për foshnje dhe produkte të tjera”, tha Tosun.

Tosun theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma për familje të cilat kanë emigruar nga Afrini./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit