IHH shpërndan ndihma për 7.400 indonezianë të goditur nga cunami

Mos i humb

Organizata humanitare turke IHH ka ofruar ndihmë humanitare për të paktën 7.400 banorë indonezianë të cilët janë prekur nga tërmeti i fundit dhe cunami.

IHH përmes një njoftimi bëri të ditur se anëtarët e organizatës pas cunamit udhëtuan në Indonezi, ku në qytetet Palu, Dongala dhe Makassar deri më tani kanë shpërndarë ndihma për të paktën 7.400 banorë.

Për indonezianët e prekur nga katastrofa kanë ofruar pako me ndihma themelore, si orizi, kripë, vaj dhe ushqime të tjera.

Anëtarët e kësaj organizate humanitare kanë ofruar gjithashtu ujë të pijshëm që nga fillimi.

Përveç ofrimit të ndihmës humanitare, ekipi i IHH-së ka filmuar rajonin me anë të dronit, duke ndihmuar autoritetet lokale në përcaktimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami.

IHH thotë se ndihma për Indonezinë do të vazhdojë.

Katastrofa goditi qytetin Palu dhe zonën përreth në provincën qendrore Sulawesi të premten e kaluar. Zona fillimisht u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë, i ndjekur nga një cunami./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit