Ik nga Shqipëria Gent Cakaj, leje atje Ilir Metën me turpin e tij!

Mos i humb

Rreshtat në vijim nuk pasqyrojnë reflektimet që dalin nga kazani i partive dhe krahëve politik nga ku çështjet kombëtare e nacionale shikohen nga llupa e interesave partiake dhe të ulëta personale. Janë rreshta që shkruhen nga në pozitë më e lartë se kaq. Nga pozita ku interesi kombëtar vlerësohet të jetë mbi të gjitha, aq më shumë mbi interesat tona personale e partiake. Sidomos ideologjike.

Shkruan: Dr. Mustafa Bajrami

Ishte sensacionale dita kur u përhap lajmi se Shqipëria po emëron dy ministra kosovarë në qeverinë e saj. Ishte një lajm që i gëzoi zemrat e shumë shqiptarëve në Kosovë, dhe jo vetëm. Ky lajm i mirë, dallonte shumë nga lajmi banal mbi gëzimin banal të Labinot Tahirit kur pati ‘vendosur’ që Ministri i Brendshëm në Qeverinë Haradinaj të ishte nga Ferizaj. E gjithë Kosova pati qesh atë ditë e pati bërë shevella me Labin teksa i uronte ferizajasit për fitoren e qytetit të tyre. Fitore e madhe sipas tij! Ferizaj po bëhej me një ministër, dhe atë të brendshëm, në Qeverinë Haradinaj.

Gjithsesi, kjo që do të lexoni më poshtë nuk ka të bëjë me Labin nga Tasjani. Ka të bëjë me zhgënjimin tonë që na shkaktoi vendimi maskaroid i Ilir Metës, i këtij presidenti që njihet me aferat e tij të ulëta dhe korruptive. I këtij njeriu që erdhi nga atje poshtë dhe na u bë president i Shqipërisë.

Dhe i shqiptarëve.

Pra, propozimi i Edi Ramës për dy emrat kosovarë se do të jenë ministra në qeverinë e tij, ishte më shumë se vetëm një lajm. Ishte një dritë më shumë mbi shpresën dhe ëndrrën shqiptare se një ditë nuk do të ketë dallime e as preferenca territoriale mes nesh.

As kufij.

Ishte lajm që na bëri të ndjehemi Një.

Të njëjtë.

Dhe i takojmë të njëjtës tokë.

E megjithatë, në fund doli që propozimi i Edi Ramës të hidhej poshtë si i pavlerë. Fjala e Edit kryeministër u refuzua keq. Nga Ilir Meta! Nga presidenti shqiptar!

Se çka në fakt ndodhi me Gent Cakaj, personalisht mund të mos e di. Por, se u bë keq, e di mirë së paku sa gjithë të tjerët.

Meta tha se posti i ministrit të Jashtëm është i rëndësisë së veçantë, aq më tepër tani që Shqipëria është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe për një vit do të marrë kryesimin e saj. Që i bie, se Gent Cakaj nuk e ka aftësinë të udhëheqë me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. Po si u bë atëherë që kryeministri shqiptar të ketë propozuar një emër që nuk mund të jetë ministër? Si u bë ta ketë marrë për këshilltar për çështje të jashtme e më vonë edhe zv/ministër?

Gjithashtu, Meta arsyetoi vendimin e tij se në muajt në vijim do të vendoset për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, dhe në këtë drejtim Shqipëria duhet të ketë një politikë të jashtme të fortë. Gjë që, sipas tij, Gent Cakaj nuk mund ta bëjë këtë! Nuk mund ta bëjë sepse ai paskësh bërë veprime të papërgjegjshme sa ishte zv/ministër i jashtëm, se nuk paskësh qenë i pajisur me certifikatën personale të sigurisë, dhe kështu paskësh vënë në rrezik informacionin e klasifikuar të shtetit shqiptar.

Shtrohet pyetja; nëse dihet botërisht se në mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit shqiptar ka një afërsi të theksuar, atëherë, a nuk çuditë fakti se përse Ramush Haradinaj nuk i foli Ilirit e t’i kishte thënë se po gabon kështu o Ilir Meta. Përse nuk i tha Ilir Metës se me Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, edhe Kosova do të fitonte më shumë, sidomos në procesin e njohjeve që kaq shumë po na nevojiten?

Ose, përse të mos ketë edhe në qeverinë e Kosovës emra nga Shqipëria, shqiptarë nga Maqedonia e Mali i Zi, nëse përnjëmend e duam të mirën dhe bashkimin kombëtar?

Ose, a nuk është koha të vlerësojmë kuadrot, kokat dhe kapacitetet e kombit? Të vlerësojmë Gent Cakajn dhe ta thërrasim këndej në Kosovë?

Dhe, më së miri e tha kryeministri Rama, në twitterin e tij:

“Ndjesë Kosovës për këtë turp”, të Ilir Metës. Këtë turp të presidentit shqiptar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit