Ikona palestineze Salah përballet edhe me 6 muaj me izolim në burg

Mos i humb

Një gjykatë izraelite do të shqyrtojë një kërkesë nga autoritetet e burgjeve për të vazhduar për gjashtë muaj të tjerë izolimin për Sheikh Raed Salah, kreun e Lëvizjes Islame në Izrael, njoftoi avokati i ikonës së rezistencës palestineze.

Duke folur për AA, avokati Khaled Zabarqa tha se kërkesa vjen pak para se Salah të përfundojë periudhën fillestare gjashtëmujore në izolim.

“Kërkesa u parashtrua javën e kaluar. Do të dëgjohet nga Gjykata Qendrore e Izraelit të enjten”, tha ai.

“Nuk ka justifikim për izolimin e vazhdueshëm të Sheikh Raed. Kjo kërkesë vetëm e forcon besimin tonë se kjo çështje (burgosja e Salahut) është e natyrës politike”, shtoi Zabarqa.

Ai theksoi se Salah është duke u ndëshkuar nga autoritetet izraelite “në hakmarrje për përpjekjet e tij në vitet e fundit për të tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së vështirë të Kudsit dhe Xhamisë së Al-Aksa-s”.

Avokati gjithashtu paralajmëroi se izolimi i vazhdueshëm në burg mund të paraqesë dëm për shëndetin e klientit të tij.

Në gusht të vitit të kaluar, policia izraelite arrestoi Sheikh Salahun nga shtëpia e tij në qytetin Umm al-Fahm para se ta ngarkonin atë për “nxitje të dhunës”.

Izraeli e ka shpallur si të jashtëligjshme Lëvizjen Islame në fund të vitit 2015, duke e akuzuar atë për “aktivitete kundër Izraelit”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit