Ilaçet, reagon Fondi: Ja pse përjashtohen disa pacientë

Mos i humb

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pranon që medikamenti me të cilët trajtohen pacientët me probleme kardiake është i mirë, por i sipas tyre është i kushtueshëm.

“Është një medikament i mirë, por që kushton, janë 5000 pacientë që e përfitojnë. Asnjë pacient nuk është penguar që të marrë medikamentin. Është bërë një pikëzim nga shërbimi i kardiologjisë”, shprehet Aurel Voda, drejtor i shërbimit parësor dhe spitalor, FSDKSH.

Në fakt, shifra e pacientëve që e përfitojnë është shumë më e vogël sa ajo që deklarohet. Pasi deri në prill 2018 janë rreth 2660 pacientë, llogaritur kjo sipas shifrave të publikuara nga Fondi.

Por lista e re e barnave të rimbursueshme hyri në fuqi në qershor 2018, kur nisi të zbatohej pikëzimi dhe shumë pacientë që e përfitonin u përjashtuan nga skema e rimbursimit, që do të thotë se janë shumë më pak ata që e përfitojnë. Dhe për të pakësuar numrin e përfituesve u vunë në presion me këtë familje të cilët nuk njohin recetat e kardiologëve në QSUT.

TCH: A mundet një mjek familje të ndryshojë medikamentin që është përshkruar nga një profesor?

Voda: Orientimi që jep mjeku është orientim maksimal. Është terapia maksimale që mund të marrë një pacient. Dhe për të gjitha medikamentet e atij grupi, mjeku i familjes sipas rregullave të Fondit, është i detyruar ta nisë, nëse nuk ka një historik të mjekimit, ta nisë nga alternativa më e lirë.

Zoti Voda thotë se buxheti për barnat e rimbursueshme këtë vit është më i lartë, ndërkohë që pacientët po dalin nga skema e rimbursimit.

Voda: Ky është buxheti më i mirë. Janë 100 milionë dollarë vetëm për barnat, që është 27 përqind e buxhetit të fondit dhe 2.2 përqind e buxhetit të shtetit.

TCH: Atëherë, pse ja hoqët atyre që e përfitonin?

Voda: Nuk ja kemi hequr ne. Ne as nuk heqim dhe as nuk japim. Kufizimin dhe pikëzimin e ka bërë shërbimi dhe nuk e ka bërë për kufizim, por për menaxhimin më të mirë të dhënies së medikamentit.

Lidhur me presionin që po u bëhet mjekëve, zoti Voda thotë që kontrollet bëhen për të menaxhuar fondet e taksapaguesve. Çdo diagnozë e pacientit duhet të justifikohet me ekzaminime përkatëse./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit