Ilaçi i të sëmurëve me tumor, Rama: Mjekimet rinisën

Mos i humb

Ankesa që mësuesja nga Rrësheni i bëri kryeministrit Rama u bë shkas që me urdhër të tij në spitalin Onkologjik të Tiranës të nisë furnizimi me ilaçin e quajtur Herceptine.

Rama, bashkë me mësuesen shkuan në spital për të konfirmuar nisjen e kurimit për pacientët që ishin në pritje për trajtimin e kancerit të gjirit.

“800 flakonë vinin në vit para 4 vitesh. Tani vijnë 4 mijë. Mirëpo nevoja është për më shumë. Ne duhet të dyfishojmë vetveten sot, edhe pse kemi më shumë se 4-fishuar në raport me atë që gjetëm”, thotë Rama.

Sipas kreut të qeverisë, sasia e medikamentit që është siguruar aktualisht me një marreveshje me kompaninë farmaceutike, i ka dhënë kohë qeverisë që të arrijë një zgjidhje përfundimtare për problemin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit