Ilir Deda thotë se Enver Hoxhaj s’e kupton diplomacinë

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e partisë Alternativa, Ilir Deda e ka quajtur deklaratë jashtë realitetit, atë të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, se dialogu me Serbinë nuk ka kuptim nëse nuk liberalizohen vizat.

Deda është shprehur e një deklaratë e tillë tregon për një mos kuptim bazik të diplomacisë dhe rregullave të lojës me BE-në.

Sipas tij, ajo çfarë ka thënë Hoxhaj po ashtu tregon se kjo qeveri është burim i krizave.

“Deklarata e tillë vetëm tregon për një moskoordinim të thellë në Qeverinë e Kosovës, për një mos kuptim bazik të diplomacisë dhe rregullave të lojës më BE-në, dhe tregon që kjo qeveri realisht është burimi krizave në Kosovë, sepse vetëm po prodhon kriza. Kërkesa e tillë çfarë e ka dhënë zëvendëskryeministri Hoxhaj nuk përket aspak me realitet”, ka thënë Deda për lajmi.net.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës së tij në Strasburg të Francës ka deklaruar para eurodeputetëve se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Nëse Serbia është shpërblyer shumëfish për shkak të dialogut me Kosovën, edhe Kosova duhet të shpërblehet në mënyrë të balancuar në këtë drejtim. Prandaj, nëse Kosova nuk merr liberalizimin pasi që t’i kryej detyrat e saj brenda vitit 2018, këtij dialogu do t’i humbasë kuptimi, dhe atë jo vetëm në planin politik, por edhe atë të mbështetjes së qytetarëve”, ishte shprehur Hoxhaj.

Ish-udhëheqësja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar deklaratën e Hoxhajt, ka thënë se dialogu me Serbinë është kusht drejtë anëtarësimit në BE dhe ai është i ndarë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Sipas saj deklarata e ish-ministrit të Jashtëm më shumë se janë kundërpërgjigje e Serbisë, e cila ka pezulluar dialogun pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që sipas saj ka qenë një veprim i pabazë nga ana e tyre.

Kosova dhe Serbia pritet që gjatë këtij viti të nisin fazën e re të dialogut, e cila parashihet që të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit