Imami mëson gjuhën e shenjave për t’u ligjëruar besimtarëve të shurdhër

Mos i humb

Një imam turk që vepron në provincën Mugla ka mësuar gjuhën e shenjave, në mënyrë që të jep ligjërata fetare për besimtarët me probleme në dëgjim.

Idris Sari po konsiderohet si shembull nga komuniteti, pasi është në gjendje që të flasë dhe të jep shpjegim në gjuhën e shenjave, në të njëjtën kohë.

Ai tha se kishte kërkuar nga drejtoria e çështjeve fetare që të merrte një trajnim disamujor, në mënyrë që gjatë të premteve, asnjë prej besimtarëve të mos mbetet pa marrë mesazhin.

Ai madje thotë se ka filluar dhe të japë mësime mbi shpjegimet Kuranore për të interesuarit që flasin përmes gjuhës së shenjave.

Sari shton se e kishte konsideruar si të dhimbshëm faktin se të shurdhrit nuk kishin mundësi të bashkëngjiteshin në faljen e përbashkët të namazit në xhami, duke kujtuar se fjalët e imamit janë sinjale për zhvillimin e lutjeve. /Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit