Incident ajror mbi Detin e Zi, avioni rus has avionin amerikan të zbulimit

Mos i humb

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se interceptori rus të shtunën mbi Detin e Zi kishte parandaluar një avion amerikan të zbulimit në përpjekjet e tij për t’iu afruar kufirit të Rusisë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se avioni amerikan i zbulimit P-8A Poseidon të shtunën është vërejtur duke iu afruar me shpejtësi hapësirës ajrore ruse mbi Detin e Zi.

Interceptori Su-30 fluturoi nga baza ajrore ruse më e afërt ndërsa avioni amerikan i zbulimit pastaj papritmas ndryshoi drejtimin e fluturimit dhe u largua nga kufiri rus.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në qershor të këtij viti kur avionët rusë hasën një tjetër avion amerikan të zbulimit mbi Detin Baltik./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit