Incidente në OKB: grushta komunistësh, në tavolinat e diplomacisë

Mos i humb

 

Gati 20 diplomatë kubanë protestuan me përplasje grushtash në tavolinë, gjatë një takimi në Kombet e Bashkuara kur përfaqsues amerikanë nisën të kërkojnë llogari për të burgosurit politikë të regjimit komunist.

Ishte një takim midis z/ambasadorit të SHBA, Kelley Currie dhe zyrtarëve të lartë të administratës amerikane i organizuar në dhomën e Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB, i cili zgjati më shumë se 45 minuta.

Currie mbajti një fjalim hyrës me vështirësi të madhe, ndërprerje të shumta dhe thirrje për siguri, pasi u përball me reagimin e ashpër të përfaqsuesve të Kubës.

Currie u tha gazetarëve se diplomatët kubanë duhet të ndihen me turp për sjelljen e tyre dhe do ta ngrejë këtë çështje me zyrtarët përkatës në Kombet e Bashkuara.

Ndërsa ambasadori kuban në OKB, Anayansi Rodriguez Camejo tha se takimi ishte një “farsë” dhe “komedi politike” dhe “një kapitull i ri në listën e gjatë të agresionit kundër Kubës”.

Kur u njoftua se ky takim do të mbahej për të burgosurit politikë në Kubë, Havana zyrtare e dënoi atë dhe kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antony Guterres që ta ndalonte, gjë të cilën ky i fundi nuk e bëri.

Takimi, i titulluar “Closed Ëhy”, kishte për qëllim të niste një fushatë në OKB për të burgosurit politikë në Kubë – u tha në në një deklaratë të  Departamentit të Shtetit. Gjithashtu thuhet se rreth 130 të burgosur politikë të mbajtur nga qeveria kubane, janë një shenjë e qartë e natyrës represive të këtij regjimi. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit