Incidenti me armë në Malishevë, LDK kërkon interpelancë për shkarkimin e Dardan Gashit

Mos i humb

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me shtënien me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, gjegjësisht ministër i Diasporës.

Shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se kanë dorëzuar tashmë dokumentin në Kuvend për sjelljet e pahijshme të zyrtarëve të lartë qeveritar, në veçanti të ministrit Gashi.

Ai tha se GP i LDK-së kërkon që Kuvendi të votojë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashi.

“Ne kemi analizuar me kujdes sjelljen e tij dhe ajo sjellje bie ndesh me Kodin penal të Kosovës për armëmbajtje pa leje”, tha Hoti.

Sipas tij, sjellja e ministrit Gashi mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve të shtetit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit