Indeksi i fuqisë së pasaportave: Zvicra e pesta, Shqipëria e 54-a, Kosova e 97-a

Mos i humb

Një indeks i ri i krijuar nga firma ligjore Henley & Partners ka nxjerrë listën e re të pasaportave të renditura nga fuqitë e udhëtimit pa viza në botë.

Në vendin e parë aty janë Japonia e Singapori, me Gjermaninë që është e dyta, teksa Franca Italia, Spanja, Danimarka, Finlanda, Suedia e Koreja Jugore në vendin e tretë.

Zvicra zë vendin e pestë, bashkë me Kanadanë, Irlandën dhe SHBA-në.

Shqipëria është e 54-a, teksa Kosova është në vendin e 97-të bashkë me Libanin, Iranin dhe Bangladeshin.

Lista përbëhet prej 105 numrave, me më shumë shtete./Albimfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit