Indi, 5 të vdekur nga rrëshqitja masive e tokës, dhjetëra të bllokuar

Mos i humb

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë shpëtuar sot në mëngjes nga një rrëshqitje masive e tokës në shtetin jugor indian Kerala, thanë zyrtarët lokalë, raporton (AA).

“Disa familje janë bllokuar në zonë dhe kërkimet janë duke vazhduar”, tha në një deklaratë përmes telefonit për AA shefi i policisë së rrethit Idukki, Karuppasamy. R.

“Më shumë detaje do të shpalosen kur të kemi më shumë informacione”, shtoi ai.

Mediat lokale raportuan se të paktën 80 njerëz mund të jenë bllokuar nga rrëshqitja e dheut në Rajamalai dhe Munnar të rrethit Idukki.

Një zyrtar lokal tha për AA përmes telefonit në kushte anonimiteti se kanë frikë se gjysma e këtij numri janë mbuluar nga dheu, por shtoi se ende po mbledhin informacione.

“Sipas punonjësve të shpëtimit, katër rrugica lagjesh dhe një kishë janë mbuluar nga balta dhe rreth 80 njerëz mund të jenë bllokuar”, raportoi e përditshmja lokale The New Indian Express.

Disa zona të vendit së fundmi kanë qenë skenë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut për shkak të reshjeve vjetore monsune.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit