Indi, anulohen rezultatet e provimeve për 1.6 milionë nxënës

Mos i humb

Pasi është zbuluar se janë vjedhur pyetjet e provimit në Indi, të cilit i janë nënshtruar nxënësit e shkollave të mesme, janë anuluar rezultatet e 1.6 milionë nxënësve.

Sipas mediave lokale pyetjet e klasave të 12-ta të kontabilitetit dhe të klasave të 10-ta të matematikës janë vjedhur 2 ditë para provimeve dhe u janë shpërndarë disa nxënësve nëpërmjet rrjeteve sociale në shkëmbim të parave.

Në kuadër të hetimeve të nisura pas denoncimit se janë vjedhur pyetjet e provimeve, deri më tani janë ndaluar 32 persona.

Policia njofton se personat të cilët kanë vjedhur pyetjet e provimeve, ua kanë shitur disa nxënësve në shkëmbim të 4 mijë rupee-ve indiane (rreth 50-60 euro).

Pasi është mësuar se pyetjet janë vjedhur janë anuluar provimet e kontabilitetit dhe të matematikës për 1.6 milionë nxënës.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se për një kohë të shkurtër do të japin njoftim për kohën e re të provimit.

Në vitin 2015 në Indi 300 persona ishin ndaluar për shkak të vjedhjes së pyetjeve të provimeve ndërsa 750 nxënës ishin përjashtuar nga shkolla.

Nxënësit në Indi në universitete vendosen në bazë të notave shkollore. Për këtë arsye notat që merren në provime kanë një rëndësi të madhe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit