Indi, protesta për shkak të vizitës së Pompeo-s

Mos i humb

Në Indi janë organizuar protesta me rastin e vizitës së planifikuar të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo.

Disa qindra persona u mblodhën në New Delhi dhe organizuan protesta. Pompeo në Indi duhet të mbërrijë sonte.

Demonstrantët protestuan kundër politikave të SHBA-ve në Lindjen e Mesme dhe mes tjerash brohoritën me sloganin “Hiqni duart nga Irani”.

Presidenti amerikan Donald Trump dje paralajmëroi sanksione të reja ndaj Iranit dhe porositi se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore.Mike Pompeo në Indi duhet të udhëtojë pas vizitës në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit