Indi, rritet numri i të vdekurve nga aksidenti me tren

Mos i humb

Është rritur në 61 numri i viktimave pasi një tren udhëtarësh në rajonin Punjab të Indisë ka goditur turmën e njerëzve të grumbulluar pranë shinave hekurudhore për të ndjekur aktivitetet me rastin e një feste.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, si pasojë e aksidentit me tren që ndodhi gjatë festës së Dhanteras, kanë vdekur edhe 3 persona. Me këtë numri i të vdekurve është rritur në 61.

Vazhdon trajtimi i 72 personave të cilët u plagosën në aksident.

Presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind dhe kryeministri Narendra Modi shprehën pikëllimet e tyre në lidhje me aksidentin.Sipas të dhënave paraprake 58 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën pasi një tren udhëtarësh në rajonin Punjab të Indisë goditi turmën e njerëzve të grumbulluar pranë shinave hekurudhore për të ndjekur aktivitetet me rastin e festës Dhanteras, e cila për indianët konsiderohet e shenjtë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit