Indi, vritet leopardi që për tre vite vrau 21 persona

Gjuetarët në Indi kanë vrarë një leopard që ka vrarë 21 persona gjatë tre viteve të fundit.

Mediat lokale theksojnë se në pyjet afër New Delhi është vrarë leopardi i cili gjatë tre viteve të fundit 21 personave u shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.

Mediat raportojnë se ka qenë e pamundur të kapet në kafaz ose në kurth, andaj e vetmja mënyrë ka qenë që ta qëllojnë. Gjatë kërkimit të tij janë lënduar tre persona.

Në muajin mars përmes dritares ishte futur leopardi në një shtëpi ku sulmoi pronarin. Fshatarët që atëherë kanë qenë në frikë të vazhdueshme./Rtv Islam/