India bllokon TikTok-un dhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze

Mos i humb

India të hënën bllokoi dhjetëra aplikacione kineze, duke përfshirë aplikacionin popullor TikTok, me qëllim të “ruajë sigurinë dhe sovranitetin e hapësirës kibernetike indiane”.

Në total, Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit renditi 59 aplikacione celularë për të cilat tha se përbënin një kërcënim për sigurinë, shkruan Business Insider.


Ministria tha se ka marrë “shumë ankesa” për aplikacione celularë të disponueshme në të dyja platformat iOS dhe Android që janë akuzuar për “vjedhje dhe transmetim të heshtur të të dhënave të përdoruesve në një mënyrë të paautorizuar në serverat që kanë vendndodhje jashtë Indisë”.

“Përpilimi i këtyre të dhënave, është një çështje shqetësimi shumë i thellë dhe kërkohet një reagim i menjëhershme”, tha ministria.

Në fillim të këtij viti, disa agjenci qeveritare amerikane ndaluan TikTok për shqetësimet në lidhje me sigurinë në internet.

TikTok është një nga aplikacionet telefonike më të shkarkuar në botë dhe tashmë ka hyrë në më shumë se 150 tregje globale, me Indinë një nga rajonet e saj më aktive. Sipas Financial Times , aplikacioni pretendon të ketë 200 milionë përdorues në Indi, me rreth 120 milionë përdorues aktivë mujor.

Aplikacione të tjera kryesore kineze të ndaluara nga Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit në Indi përfshijnë WeChat, Weibo dhe QQ, një shërbim i mesazheve të menjëhershme në pronësi të gjigantit kinez të internetit Tencent.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit