India hoqi dorë nga marrëveshja për raketat me Izraelin

Mos i humb

India hoqi dorë nga marrëveshja për raketat në vlerë prej 500 milionë dollarësh, të cilën planifikonte ta nënshkruante me Izraelin.

Sipas gazetës “Indian Express”, të bazuar në burimet e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se India ka hequr dorë nga marrëveshja të cilën planifikonte ta nënshkruante me Izraelin për blerjen e raketave anti-tank në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Zyrtarët bëjnë të ditur se ky vendim është marrë për zhvillimin e industrisë vendase për mbrojtje dhe njoftohet se ministria ka kërkuar nga Organizata e Hulumtimeve dhe të Zhvillimeve të Mbrojtjes, e cila vepron në kuadër të ministrisë, që të fillojë punimet për prodhimin raketës anti-tank.

Takimet mes dy shteteve për marrëveshjen e raketave kanë vazhduar që nga viti 2014. Sipas kësaj marrëveshjeje, në kuadër të projektit i cili do të realizohej në bashkëpunim të kompanisë së mbrojtjes së Izraelit “Rafael” dhe grupit indian “Kalyani”, do të prodhohej raketa anti-tank për ushtrinë e Indisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit