India kalon Kinën për nga numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Sipas lajmit të kanalit televiziv NDTV të cilin e bazon në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 103 vdekje dhe 3.970 raste me virus.

Numri i vdekjeve në Indi ka arritur në 2.752 ndërsa numri i rasteve në 85.940. Përsa i përket numri të rasteve India kaloi Kinën në të cilën është shfaqur fillimisht COVID-19.

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kinës thuhet se në 24 orët e fundit në Kinë nuk janë shënuar vdekje por se janë regjistruar 8 raste të reja, 6 prej të cilave me burim nga jashtë vendit.

Bashkë me rritjen në fjalë në Kinë ku ende vazhdojnë trajtimin 89 të prekur nga koronavirusi, numri i rasteve është rritur në 82.941.

Për shkak të COVID-19 që u shfaq në dhjetor 2019 në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, deri më tani në mbarë botën kanë vdekur 308.655 persona ndërsa më shumë se 4.628.000 janë prekur nga pandemia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit