India shënon rritje rekorde të rasteve me COVID-19 brenda një dite

Mos i humb

India sot ka raportuar 32.695 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë brenda një dite deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë, numri i rasteve në mbarë vendin ka arritur në 970.169.

Po ashtu, 606 vdekje janë raportuar gjatë ditës së kaluar duke arritur numrin e vdekjeve në 24.915.

Ndërkohë, 612.815 pacientë janë shëruar në vend me një shkallë prej 63.24 për qind.

Në udhëzimet e saj të reja, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar vendet që të kryejnë 140 teste në ditë për 1 milion banorë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ka ndjekur udhëzimet e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit