Indonezi, për shkak të vullkanit mbi 2.000 persona të bllokuar në Bali

Mos i humb

Një numër i madh i fluturimeve në ishullin Bali të Indonezisë janë anuluar për shkak të përhapjes së tymit nga vullkani Agung në këtë ishull.

Sipas artikullit në gazetën “The Guardian”, kompanitë ajrore Virgin, Qantas dhe Jetstar dje kanë anuluar fluturimet e tyre nga Australia për në Bali, për shkak të tymit nga vullkani Agung. Më shumë se 2.000 persona kanë mbetur të bllokuar në Bali për shkak të anulimit të fluturimeve.

Në një deklaratë nga Linjat Ajrore thuhet se gjendja është po ndiqet nga afër dhe se ende nuk është marrë vendim për nisjen e fluturimeve në ditët në vijim.

Javën e kaluar pasi që vullkani Agung, në ishullin Bali të Indonezisë vazhdoi të nxjerrë sasi të mëdha të hirit, autoritetet vendosën të mbyllin për të gjitha fluturimet aeroportin ndërkombëtar “I Gusti Ngurah Rai”. Aeroporti ishte rihapur përsëri ditën e mërkurë.

Vullkani Agung filloi të nxjerr hi përsëri më 21 nëntor.

Pasi që në shtator u aktivizua vullkani dhe u shpall shkalla më e lartë e rrezikut, janë evakuuar rreth 130 mijë persona. Vullkani për herë të fundit shpërtheu në vitin 1963 kur për vdekje pësuan 1.100 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit