Infektohen me COVID-19 kryetarja dhe një gjyqtare, mbyllet Gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

Mos i humb

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Durrësit dhe një gjyqtare kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa sot është marrë vendimi i mbylljes së kësaj gjykate.

“BalkanWeb” mëson se Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e saj për një periudhë dy javorë.

Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor është marrë sot dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.

Ndonëse nuk ka asnjë të prekur, sot pritet të pezullohet edhe aktiviteti i Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pasi aktiviteti i saj ushtrohet në të njëjtën Godinë me Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Po ashtu pritet që tamponët t’i bëjnë edhe stafi i Gjykatës së Kavajës dhe dezinfektimi i godinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit