Iniciativa/ 13 vende të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

27
0

Trembëdhjetë vende anëtare të BE, duke përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë, po hartojnë një iniciativë që synon të fillojë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel, raporton Euractiv.

Dhjetë vendet e tjera janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Lajmi që Polonia po inicion një dokument joformal mes shumicës së vendeve anëtare të Europës Qëndrore dhe Lindore, u bë i ditur që javën e kaluar.

Sipas burimeve diplomatike të Euractiv, dokumenti përfaqëson një formë presioni, ku të thuhet se dilema e asaj nëse BE-ja së pari ka nevojë për një thellim dhe zgjerim më vonë është e gabuar.

Dilema midis zgjerimit dhe thellimit të BE-së është artificiale, pasi kjo nuk ka të bëjë me pranimin e anëtarëve të rinj, por vetëm hapjen e negociatave për anëtarësim, tha një diplomat i një prej 13 vendeve.

Franca dhe Holanda aktualisht po udhëheqin opozitën për fillimin e bisedimeve, ndërsa Gjermania është e ndarë CDU/CSU është në favor të shtyrjes së negociatave, ndërsa ministri i SPD Michael Roth mendon se ato duhet të fillojnë menjëherë, kujton Euractiv.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm çek Tomas Petricek ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin.

European

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here