Insiston Serbia: S’ka vazhdim të dialog

Mos i humb

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se, Serbia është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, sot është takuar me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Anders Samuelsen me të cilin biseduan për dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë takim, Bërnabiç ka thënë se, Serbia është e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por që sipas saj, dialogu me Prishtinën nuk mund të vazhdojë pa heqjen e taksës tregtare ndaj Serbisë.

Siç shkruan “Novosti.rs”, Bërnabiq në takimin me Samuelsen ka thënë se integrimi evropian është e ardhmja strategjike e Serbisë dhe se reformat janë serioze dhe përgjegjës. Sipas saj, Serbia është duke bërë përpjekje shtesë në këtë fushë, kështu duke përmirësuar edhe bashkëpunimin rajonal.

Në anën tjetër kryediplomati danez, Samuelsen, ka thënë se Danimarka mbështet perspektivën europiane të Serbisë dhe vlerësoi se shteti i tij ka marrëdhënie të mira me Serinë. Në anën tjetër, Bërnabiç tha se Serbia është e përkushtuar të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, porse vazhdimi i dialogut dhe arritja e një zgjidhjeje kompromisi do të jetë e mundur vetëm kur Prishtina ta tërheq taksën që i ka vënë mallrave të Serbisë, pasi që sipas saj, kjo është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s.

Në lidhje me vendimin e Kosovës për taksën doganore për mallrat e Serbisë e Bosnjes dhe Hercegovinës, kryediplomati danez Samuelsen, ka thënë se, Danimarka ndan pozicionin e BE-së dhe pret që Kosova të respektojë rregullat e CEFTA-s dhe të tërheqë këto masa. Samuelsen po ashtu në këtë takim i bëri thirrje Serbisë që të vazhdojë bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit