Inspektorët shëndetësorë hyjnë në grevë

Mos i humb

Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore.

Inspektorët konsiderojnë se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor. Ata thonë se është jo e rregullt që një inspektor të paguhet me nivel page të njejtë me infermierët.

Në letrën me të cilën ata i janë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit thuhet se i gjithë stafi i inspektoriatit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese.

“ Arsyeja e organizimit të grevës është  moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë insteresin e punëtorëve.Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësorë me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre.

Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit