Instagram i shpall “luftë” bullizmit online: Komentet do filtrohen

47
0

Instagrami është univers më vete por edhe vendi ku ushtrohet më së shumti bullzimi, nuk vuajnë vetëm personazhet publike por edhe miliona të rinj. Ka miq që të shkruajnë komente të ëmbla, por edhe njerëz rastësorë që të ngacmojnë dhe mërzisin me komente të papërshtatshme.

Që prej fillimit të korrikut bullizmi do të jetë i patolerueshëm në Instagram, pasi lufta sapo ka filluar.
rrjeti social Instagram ka marre masa të reja duke filtruar komentet që kanë qëllim të ngacmojnë apo shqetësojnë përdoruesit. Drejtuesi i Instgramit Adam Mosseri, në një deklarate për mediat shkruan se të gjithë përdoruesit do të njoftohen nëse komenti që ata do të bëjnë në një postim do të quhet si koment ofendues.

Filtrimi do të funksionojë automatikisht dhe mund të ndodhë që përdoruesit të mos i shohin fare komentet ofenduese. Komente ofenduese konsiderohen ato në lidhje me pamjen, karakterin apo mirëqenien e një personi. Ofenduesit qe përsërisin komentet bulliste do të penalizohen me pezullim deri ne fshirje të llogarisë ne Instagram.

“Kjo do te reduktoje – shkruan Mosseri – komentet e mbushura me urrejtje ne platforme.

Instagram jo vetëm që do të paralajmëroi përdoruesit që po bëjnë komente negative, por do tju japi mundësi dhe atyre që postojnë foto ose video të përzgjedhin komentet. Në momentin që një përdorues përzgjedh komentet, Instagram fshin automatikisht komentet negative dhe që përmbajnë fjalë fyese, në çdo gjuhë të botës.
Kompania njofton se dhe ato komente që nuk janë shumë negative, por përmbajnë një mesazh të nënkuptuar, do t’i shfaqen vetëm atij që ka komentuar dhe askush tjetër nuk do të shohi se çfarë ai person ka komentuar. Dhe risia e fundit që Instagram ka njoftuar, janë mesazhet.

Të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të raportojnë personat që i shqetësojnë në rrjetin social.

Instagram automatikisht këta persona do i mbaj larg profilit tuaj pa qenë nevoja ti bllokoni. Mesazhet që ata mund t’ju dërgojnë, edhe pse ju mund ti lexoni, nuk do të shfaqet si njoftim që ky mesazh është lexuar, siç ndodh zakonisht. Ideja e masave anti bullizm do të ndihmoje përdoruesit te mbrojnë veten e tyre nga abuzimi online pa provokuar konflikte te mëtejshme mbyll deklaratën drejtuesi Instagramit Adam Mosseri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here