Instagrami me risi

Mos i humb

Instagram bëri sot një ndryshim të madh në produktin e tij, ndryshim ky të cilin menaxherët e mediave e kanë pritur për një kohë të gjatë.

Rrjeti social për fotografi tani do t’i lejojë bizneset në Instagram që t’i skedulojnë (programojnë) postimet e tyre.

Instagram më herët kishte shtuar edhe mbështetjen për Draftet, që i lejonte menaxherët e rrjeteve sociale dhe përdoruesit e tjerë që ta përgatitnin një postim dhe ta ruanin për publikim të mëvonshëm.

“Kjo veçori nuk do të jetë e kufizuar në biznese në të ardhmen”, thotë kompania, transmeton express.

Instagram thotë se mbështetja për profilet që s’janë biznese është në përgatitje e sipër dhe do të lëshohet në fillim të 2019-ës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit