Instituti i Forenzikës kërkon ndarje ligjore nga QKUK-ja

Mos i humb

Instituti Psikiatrik Forenzik i Kosovës është Instituti më i rëndësishëm shëndetësor, i cili ende nuk e ka të zgjidhur statusin ligjor dhe financiar. Aktualisht Instituti i lartë shënuar funksion në kuadër të QKUK-së e që në fakt sipas ligjit do të duhej të ishte nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Derisa instituti menaxhohet nga institucioni jo kompetent, funksionimi i tij kuptohet se nuk mund të jetë i plotë, ndërsa kërkesat e shumta që janë bërë nga zytarët e Forenzikës për trajtim ligjor të këtij institucioni kanë hasur në vesh të shurdhër.

Për vështirësit e funksionimit të këtij institucioni në mënyrë profesionale për Kosova Post flet drejtori i Institutit Psikiatrik Forenzikë të Kosovës, Gani Halilaj, i cili tha se ky Institut më së paku i takon të menaxhohet nga QKUK-ja, sepse punët që  kryhen këtu janë më specifike delikate, gjë që  QKUK-ja  nuk i plotëson kushtet për trajtim normal të rasteve.

Mbetja nën hijen e QKUK-së, sipas Halilaj për institutin ka qenë imperative i kohës, në periudhën e kaluar për shkakë të pamundësis që instituti të menaxhohet nga Ministria e Shëndetësis dhe Drejtësisë, por thotë ai, kjo situatë po vazhdon pafundësisht gjë që e vë në dyshim punë profesionale të institutit edhe në këtë kohë.

Sipas Halilajt zgjidhja e këtij problemi do të ishte rregulluar shumë kohë më parë, edhe pse ishte filluar një transferim kompetencash, një hap i till ka mbetur në gjysmë sot e kësaj dite.

“ Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ekziston Bordi, ku në të cilin Bord kanë marr pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë,UNMIKU dhe vonë edhe Eulexit. Ka pas një zgjidhje që paraprakisht ka mujt që të caktohej statutit i këtij institucioni, por ka mbetur në gjysmë kjo punë” tha drejtori i Institutit Gani Halilaj për Kosova Post.

Halilaj pranon se pengesë për transferim kompetencash nga QKUK-ja në MSH-sw dhe MD-sw është edhe me hartimin e ligjit ku nuk është specifikuar qartë për menaxhimin dhe ndarje kompetencash në mes këtyre dy ministrive. Sipas tij transferi i kompetencave po neglizhohet duke mos u miratuar në Qeveri akti nënligjor i propozuar nga MSH dhe MD.

Akti nënligjor i cili ka mbetur pa u miratur në vete përmban disa nene, ku njëri ndër ta është edhe neni 28,pika 4 ku thuhet se “Ministria e Shëndetësisë së bashku me Minisistrinë e Drejtësisë i propozojnë Qeverisë për miratim aktin nënligjor,me të cilin përcaktohen rregullat e organizimit dhe funksionimit të shërbimeve të shëndetit mendor në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ndër kohë që zyrtarët e MSH-së lidhur me transferin e Institutit të Forenzikës, e kanë arsyetuar me mangësitë që ka ligji ndërsa theksojnë ata se është në proces plotësim ndryshimi i ligjit për shëndetësi i cili do të specifikoj qështjet e organizimit të institucioneve shëndetësore.

“MSh do të analizoj bazën ligjore së bashku me Ministrinë e Drejtëisë para se të vendos për statusin e këtij institucioni, MSh është në proces të plotësim-ndryshimit të Ligjit për Shëndetësi dhe ky ligj do t’i adresojë çështjet organizative të institucioneve shëndetësore”, janë shprehur zyrtarët për informim pranë MSH-së.

Pamvarësisht tentimeve që ka bërë redaksia e agjesnisë së lajmeve Kosova Post për të marr përgjigjen në fjalë, ata nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë për të kuptuar më shumë për arsyet se pse Institut i Forenzikes mbetet edhe më tutje nën menaxhimin e QKUK-së. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit