Intel, probleme serioze sigurie me chip-et

Mos i humb

Kompanitë teknologjike po punojnë për të riparuar një problem që mund t’i lejojë hakerat të vjedhin të dhëna personale nga sistemet kompjuterike. Kërkuesit e Google thanë se kishte probleme serioze sigurie në chip-et e prodhuara nga Intel, AMD dhe ARM, që prekin aparaturat që i përdorin ato.

Industria ka qenë në dijeni të problemit prej muajsh dhe shpresonte ta zgjidhte atë para se detajet të bëheshin publike. Qendra kombëtare për sigurinë kibernetike në Britaninë e Madhe, sidoqoftë, thotë se nuk ka prova që ky problem mund të jetë shfrytëzuar deri më tani. Disa riparime, në formën e update-ve të software-ve janë prezantuar apo do të jenë të gatshme ditët e ardhshme – tha Intel, që ofron chip-e për rreth 80 për qind të kompjuterave Desktop dhe 90 për qind të laptopëve në të gjithë botën.

Shpesh, kur kërkuesit zbulojnë një problem me sigurinë, ata i ndajnë informacionet me kompaninë e prekur në mënyrë që të merren masa. Zakonisht, të gjitha palët bien dakord të mos e bëjnë publik problemin, deri sa të zgjidhet në mënyrë që kriminelët të mos mund të përfitojnë nga situata. Këtë rradhë, duket sikur dikush nuk e ka mbajtur dot gojën dhe informacioni ka dalë para se problemi të zgjidhej.

Intel thotë se kishte planifikuar të ndante informacionin javën e ardhshme. Mikrochip-et janë sistemet bazë elektronike të shumë aparaturave si kompjutera dhe telefona celularë. Problemi fillimisht u identifikua vetëm në chipet e Intel por kompania tha se kjo nuk ishte korrekte dhe se vulnerabël ishin edhe chipet e ARM dhe AMD./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit