Intensifikohet transporti detar i mallrave me Kosovën

Mos i humb

Në 15 ditët e para të muajit mars, tetë anije tregtare dhe dy të tjera Ro-Ro kanë transportuar mallra të ndryshme tranzit, që pasi u përpunuan në portin e Durrësit kanë vijuar udhëtimin me automjete drejt Kosovës

Nga të dhënat operative në APD, mësohet se që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit janë shkarkuar me destinacion Kosovën afro 46 mijë ton mallra si grurë, llamarinë, çimento e bardhë apo xhama, të cilat më pas kanë vijuar udhëtimin drejt veriut, kryesisht me kamionë me targa të Kosovës.

Nga anijet traget “Ro-Ro” janë shkarkuar apo ngarkuar gjithashtu 23 trajlerë me mallra import-eksporti nga ose drejt Kosovës.

Mallrat e porositura nga grosistët kosovarë janë shkarkuar nga anijet tregtare në portin më të madh të vendit dhe më pas janë transportuar me automjete drejt Prishtinës, Rahovecit, Gjilanit, Ferizajt apo Suharekës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit