Interesim i madh në Maqedoni për vizitën e presidentit Erdogan në BeH

Mos i humb

Vizita të cilën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta realizojë më 20 maj në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka nxitur gëzim te shumë njerëz që jetojnë në Maqedoni.

Kryetari i Bashkimit të Demokratëve Turq Europianë (UETD) në Maqedoni, Salih Utas, për AA tha se kanë organizuar pjesëmarrje edhe nga Maqedonia për Asamblenë e Gjashtë të Përgjithshme të Zakonshme të UETD-së, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Ai theksoi se degët nga Europa dhe ato të Ballkanit do të marrin pjesë në këtë kongres, duke shtuar se arrdhja e presidentit Erdoğan, i cili është mysafir nderi i kongresit, është një gëzim dhe lumturi e veçantë për ta.

Duke theksuar se vizita ka nxitur gëzim edhe për shumë njerëz që jetojnë në Maqedoni, Utas tha se kanë pranuar shumë thirrje dhe telefonata në zyrën e UETD-së në Maqedoni.

Ai tha se kanë bërë një organizim për pjesëmarrje në kongresin që do të mbahet në BeH edhe nga Maqedonia.

“Te ne kanë aplikuar qytetarë të cilët do të mbushin rreth 50 autobusë nga Maqedonia. Këtu dua të theksoj se rreth dy mijë persona, regjistrimin e të cilëve kemi bërë, janë 90 për qind vëllezër dhe shokë tanë nga Maqedonia. Më 19 maj, pas ifarit, së bashku prej këtu do nisemi drejt Sarajevës”, u shpreh Utas.

Kryetari i UETD-së në Maqedoni potencoi se përveç Maqedonisë, do të ketë pjesëmarrje edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe rajoni i Sanxhakut të Serbisë. Ai tha se do të shprehin mbështetjen e tyre për presidentin Erdogan dhe Turqinë.

Ai më tutje rikujtoi se kanë bërë njoftimet e duhura nga rrjetet sociale. “Por, ata që dëshirojnë të marrin pjesë së bashku me ne në programin në Sarajevë, mund të na kontaktojnë përmes rrjeteve sociale ose në zyrën tonë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit”, njoftoi Utas.

Utas shtoi se personat që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë organizim mund të aplikojnë deri më 18 maj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit