Interneti është ngadalësuar shumë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara

Mos i humb

Shpejtësia e internetit është duke u ngadalësuar, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e mbylljes shkaku i coronavirusit.

Sipas të dhënave nga Speedtest, kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë javës së kaluar, në mes të një bllokimi të paparë në shumë shtete për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Në Shtetet e Bashkuara, shpejtësia mesatare e shkarkimit zbriti nga afro 140 në 133Mbps në javën e 16 marsit, në krahasim me javën e 9 marsit. Gjatë asaj periudhe, shpejtësia e shkarkimit në smartfon shkoi nga rreth 75 në 72Mbps.

Kanada përjetoi një ngadalësim të ngjashëm në atë periudhë, nga afërsisht 129 në 121Mbps, ndërsa shpejtësia e shkarkimi në Meksikë mbeti e njëjtë. Në shumë shtete evropiane, pësuan një ngadalësim të ngjashëm.

Për shembull, shpejtësia mesatare e shkarkimit shkoi nga rreth 103 në 93Mbps në Gjermani, derisa nga 130 në 126Mbps në Itali.

Sa i përket shteteve aziatike, atje po ndjekin një model më ndryshe. Në Kinë, ku shpërthimi i coronavirusit filloi shumë më herët dhe tashmë ka arritur kulmin, performanca u ul në mes të janarit, por që është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë.

Disa kompani transmetuese, përfshirë Apple TV +, Disney +, YouTube dhe Netflix, kanë reaguar tashmë mbi këtë çështje, duke ulur cilësinë e videos në Evropë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit