INTERPOL-i e heq kryeministrin Haradinaj nga lista e të kërkuarve

Mos i humb

Deputetët e Kuvendit të Kosovës rrëzojnë Qeverinë Kurti

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr...

’Viti shkollor nuk do të përfundojë më herët’’, Shahini: Po përgatitemi për mësim online edhe pas 6 prillit

Në fillim të video-mesazhit të saj, Ministrja Besa Shahini gjen rastin të adresojë një shqetësim në lidhje me një video të rreme,...

Britanikët nuk pyesin! Dalin për piknik, injorojnë thirrjet e mjekëve për distancim social

Një numër njerëzish i injoruan thirrjet e punonjësve të shëndetësisë dhe autoriteteve në Britani për të qëndruar në shtëpi sot, por zgjidhën...

Maqedonia e Veriut zyrtarisht anëtare e NATO-s, të hënën ngritet flamuri i vendit në selinë në Bruksel

Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja e 30-të e NATO-s pas deponimit të instrumentit të anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut në...

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Insajderi se sot është tërhequr nga lista e INTERPOL-it kryeministri Haradinaj.

Derisa ishte duke u zhvilluar ntakimi mes dy qeverive në Shqipëri, Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni qëndruan në një vizitë në Lyon të Francës.

Edhe pse nuk dihet se çfarë u diskutua aty, menjëherë pas ardhjes së tyre në Kosovë, 18 personat që ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia, u larguan nga lista.

Edhe disa muaj pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga INTERPOL-i heqjen nga lista e të kërkuarve, për kosovarët që kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend. “Mëngjesin...

Turqi, rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i...

Shkon në 91 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin...