“Investimi tek të rinjtë paraqet investim në ardhmërinë tonë”

Mos i humb

Me rastin e Ditës Botërore të Shkencës, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, hapi ekspozitën e 40-të jubilare ndërkombëtare “MAKINOVA 2019” dhe ekspozitën “EKONOVA 2019”, në organizim të Unionit të shpikësve dhe autorëve të përparimeve teknike të Maqedonisë – SPATUM dhe Teknikës kombëtare të Maqedonisë.

Pendarovski, i cili është sponsorizues i manifestimeve, në fjalimin e tij tha se është e nevojshme të punohet sistematikisht për të rritur numrin e inovatorëve të rinj, sepse sipas tij është e rëndësishme që secili që ka potencial dhe krijimtari të arrijë deri te kushtet për realizimin e tij.

“Investimi tek të rinjtë paraqet investim në ardhmërinë tonë. Potenciali njerëzor mund të jetë vendimtar për zhvillimin tonë duke marrë parasysh resurset e limituara dhe vendndodhjen gjeografike. Ajo që është e rëndësishme është se të gjithë që kanë potencial, kreativitet të arrijnë deri te kushtet për perfeksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm”, tha Pendarovski, duke shtuar se në interes të shtetit është që shpikësit e Maqedonisë së Veriut ta gjejnë vendin e vet në institucionet dhe subjektet tona shkencore dhe arsimore.

Në ekspozitën ndërkombëtare “MAKINOVA 2019” dhe “EKONOVA 2019” janë paraqitur 113 pjesëmarrës prej të cilëve 75 janë nga Maqedonia e Veriut dhe 38 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Bullgaria, Republika Sërpska dhe Sllovenia.

Shpikjet, risitë, teknologjitë dhe produktet e reja, avancimet teknike, dizajni industrial, markat tregtare, si dhe krijimtaria hulumtuese-rinore dhe kreative do të ekspozohen deri më 10 nëntor në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit